Të brendshmet më të rrezikshme për shëndetin janë ato që ju pëlqejnë me shumë?

Nga Class 14 October 2021

Të brendshmet më të rrezikshme për shëndetin janë

Me një palë tanga të rehatshme, mund t’u thuash “lamtumirë” vijave që krijohen në pantallona (apo funde) – tangat janë fantastike. Poooooor ka diçka tjetër që duhet të dish për to. Disa tanga, çuditërisht janë shumë të rehatshme (duke marrë parasysh edhe faktin që je mësuar t’i përdorësh për një kohë të gjatë), por nëse vijat që krijohen nga të brendshmet normale nuk do ishin problemi kryesor, atëherë të gjithë e dimë që ato do t’i vishje çdo ditë. 

Të brendshmet më të rrezikshme për shëndetin janë

Por këtu ka një pyetje shumë të rëndësishme: A ia vlen? Po, zakonisht ke sakrifikuar komoditetin vetëm e vetëm për të shmangur vijat që krijohen nga të brendshmet e tjera dhe ke rrezikuar më shumë se kaq. A janë tangat të rrezikshme për shëndetin?

Të brendshmet më të rrezikshme për shëndetin janë

Për fat të keq, përgjigjja nuk është bardhë e zi. Nëse je e prirur për t’u prekur nga infeksionet vaginale dhe/ose ato urinare, tangat nuk janë zgjedhja më e mirë. Ndërsa në raste të tjera, përdorimi i tyre nuk është i rrezikshëm. Megjithatë, ka disa elementë që mund të të çojnë në acarime më të mëdha.

Ekspertët këshillojnë se të brendshmet duhet të jenë prej pambuku - që do të thotë i gjithë materiali prej pambuku, jo vetëm pjesa e brendshme e tyre. Të gjitha materialet e tjera janë më pak të këshillueshme, sepse nuk ajrosen, mbajnë lagështirën dhe djersën, duke çuar deri në infeksione.

Të brendshmet më të rrezikshme për shëndetin janë

Po ashtu, të veshësh tanga edhe gjatë ditëve të ciklit menstrual, mund ta rrisë edhe më shumë rrezikun për t’u prekur nga infeksionet. Megjithatë, nëse ndjek një higjienë rigoroze dhe vesh të brendshme pambuku, rreziku për t’u prekur nga infeksionet është më i ulët.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon