Bashkëshortja e aktorit të famshëm kërkon divorcin 1 vit pasi u martuan

Nga Class• 17 October 2021

Bashkëshortja e aktorit të famshëm kërkon divorcin 1 vit

Jeta dashurore e Sean Penn nuk po shkon aq mirë sa mendoni, sepse sapo bëri një hap drejt beqarisë.

Bashkëshortja e aktorit të famshëm kërkon divorcin 1 vit

Gruaja e aktorit dhe regjisorit të famshëm, aktorja Leila George, ka paraqitur kërkesën për divorc pas pak më shumë se një viti martesë.

Bashkëshortja e aktorit të famshëm kërkon divorcin 1 vit

George, 29 vjeçe, dhe Penn, 61 vjeç, patën një lidhje për katër vjet para se të kurorëzoheshin në korrik të vitit 2020. Ditë më vonë, Penn konfirmoi martesën e tyre në "Late Night with Seth Meyers".

"Ka raporte që jeni martuar kohët e fundit, a është kjo e vërtetë?" Meyers pyeti Penn në atë kohë, para se ky i fundit të ngrinte dorën, duke treguar unazën.

"Ne bëmë një martesë COVID. Me këtë dua të them se ishte një komisar qarku në Zoom, ne ishim në shtëpi, dy fëmijët e mi dhe vëllai i saj, dhe e bëmë në këtë mënyrë martesën," -tha Penn.

Bashkëshortja e aktorit të famshëm kërkon divorcin 1 vit

George është gruaja e tretë e Penn. Ai ka qenë i martuar me Madonën, nga viti 1985 deri në 1989-ën, dhe me Robin Wright nga viti 1996 deri në 2010-ën. Ai dhe Wright kanë bashkë dy fëmijë: vajzën Dylan, 30 vjeçe dhe djalin Hopper, 28 vjeç.

Bashkëshortja e aktorit të famshëm kërkon divorcin 1 vit
Penn me dy fëmijët e tij

Aktori gjithashtu thuhet se ka pasur lidhje me Charlize Theron nga fundi i vitit 2013 deri në verën e vitit 2015.

Lajmi i divorcit të Penn vjen dy muaj pas publikimit të filmit të fundit, "Flag Day", ku luan së bashku dy fëmijët e tij.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon