Nëse flini pranë një personi që gërhet, do të keni këto pasoja në shëndet

Nga Class 17 October 2021

Nëse flini pranë një personi që gërhet, do të keni

Është e vështirë të mohosh se jetesa me një person që gërhet mund të jetë vërtet sfiduese, sidomos nëse ai person është dikush me të cilin ndani të njëjtën dhomë ose shtratin. Mirëpo, pasojat e gërhitjes mund të jenë vërtet shqetësuese edhe për shëndetin e personit që i vuan ato.  

Më poshtë do të mund të lexoni pasojat që sjell gjumi me një person që gërhet:

Gjumë i pamjaftueshëm

Nëse flini pranë një personi që gërhet, do të keni

Kjo duket të jetë pasoja më e qartë, pormungesa e gjumit çon në probleme shëndetësore që shpesh nuk i marrim seriozisht. Partneri që gërhet fle i qetë, ndërsa tjetri zgjohet më herët duke mos i përfunduar të gjitha fazat e gjumit dhe për pasojë mund të dëmtohen më tej mekanizmat biologjikë të përfshirë në këtë proces. Për më tepër, një person që nuk pushon sa duhet, është i prirur të bëjë më shumë gabime, të mendojë ngadalë dhe të ulë produktivitetin e tij. Një problem tjetër që lidhet me këtë çështje është nervozizmi i vazhdueshëm, i cili mund të ketë një efekt në marrëdhëniet tuaja.

Megjithatë, është zbuluar gjithashtu se mungesa e gjumit është një faktor rreziku për ankthin dhe depresionin. Përtej pasojave psikogjike, ajo gjithashtu rrit shanset e mbipeshës ose goditjet në tru.

Probleme me marrëdhëniet

Nëse flini pranë një personi që gërhet, do të keni

Fakti që gërhitja e partnerit nuk ju lejon të flini, mund të sjellë ngadalë probleme në marrëdhëniet tuaja. Dëgjimi i një personi që gërhet pranë jush çdo natë, ju bën të zgjoheni dhe t’i flisni që të pushojë. Mirëpo, kjo situatë ju mërzit, sidomos nëse e keni gjumin e lehtë. Shumë çifte madje flenë veç e veç, për të mos dëgjuar zhurmën. Gjithsesi, nëse një e keni këtë problem me partnerin, kjo gjë mund të çojë në zënka, stres dhe ndryshime në oreks. Sistemi imunitar gjithashtu dobësohet nga zënkat e vazhdueshme.

Këtu janë disa pasoja të mundshme, direkte dhe indirekte, të gjumit pranë një personi që gërhet:

-Nervozizëm

-Përgjumje gjatë ditës

-Humbja e përqendrimit dhe kujtesës

-Depresion

-Ankth

-Stres

-Dobësim i sistemit imunitar

-Shtim në peshë

-Infrakt

-Çmenduri

-Humbje dëgjimi

-Hipertensioni

-Probleme të veshkave

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon