Papa Françesku, një tifoz i madh i futbollit, mori një dhuratë të pazakontë të hënën nga kryeministri i Francës - një fanellë e firmosur nga miku i Papës, argjentinasi Lionel Messi.

Jean Castex i dha Papës fanellën me numrin 30, të vendosur në kornizë qelqi dhe të nënshkruar nga Messi, i cili luan për Paris St Germain. Castex ia dha dhuratën Papës pas 35 minutash bisedime private në Vatikan.

Papa Françesku është takuar me Messin dhe dikur e quajti atë një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai është një tifoz i përjetshëm i ekipit të futbollit të Buenos Aires, San Lorenzo.

Kryeministri francez i dha gjithashtu Papës një dhuratë më tradicionale - një botim të vitit 1836 të "Notre Dame de Paris", romani klasik i Victor Hugo.

Castex vizitoi Vatikanin dhe Romën me rastin e 100-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe Selisë së Shenjtë. Pas takimit me Papën, Castex vizitoi Kapelën Sistine dhe Bazilikën e Shën Pjetrit.