
Kanye West nuk ka vetëm një emër të ri, por edhe një prerje të re flokësh. Reperi, i cili tani quhet "Ye", i hutoi fansat kur ndau një fotografi në Instagram ku shfaqet me një model flokësh pjesërisht të rruar.
Ai ka pozuar me kurriz, duke treguar prerjen e flokëve dhe një zinxhir argjendi me emrin e djalit të tij Saint.

Ndjekësit patën reagime të ndryshme ndaj pamjes se re të reperit dhe komentet janë për të mos u humbur.
"Kanye i la fëmijët e tij t’ia prsinin përsëri flokët!"
"Yeezy i dha North-it gërshërët."
“Vëlla, je zënë me berberin tënd?"
"Cili berber duhet të paditet?"
"Mirë, po të dhuroj Bosley për Krishtlindje, mos u shqetëso."
"Të gjithë do ta vjedhin këtë model tani."
Sigurisht që pas ndryshimit të emrit, tani mund të presim ndryshime edhe më të mëdha nga Kanye.
View this post on Instagram
