Me rastin e ditëlindjes së parë të Geraldinës, Elia Zaharia ndan fotot e ëmbla familjare

Nga Class 22 October 2021

Me rastin e ditëlindjes së parë të Geraldinës, Elia

Elia Zaharia dhe Princ Leka u bënë prindër si sot një vit më parë. Në jetë erdhi e vogla Geraldina, e cila përgjatë këtij viti është shfaqur herë pas here në rrjetet sociale të prindërve të saj. Mirëpo, këtë 1-vjetor, Elia Zaharia ka zgjedhur të ndajë dy foto të veçanta për të uruar vogëlushen, një portret të ëmbël familjar dhe një foto nënë e bijë.

Me rastin e ditëlindjes së parë të Geraldinës, Elia

Me disa fjalë zemre, Elia i ka uruar ditëlindjen Geraldinës, e cila duket qartë se ngjason pak më shumë nga babi.

“Si sot një vit më parë patëm takimin më të rëndësishëm në jetë, atë takim që pritet si asnjë tjetër! Kur e mora në krahë për herë të parë m’u duk se Zoti ishte atje me ne! Sot vogëlushja jonë u bë 1 vjeç, e unë e shoh dhe përlotem kur mendoj sa shpejt iku ky vit i parë, më i bukuri dhe më intensivi i jetës sime! Prej një viti jam tjetër njeri, e bekuar nga Zoti që më bëri mamin e bebe Geraldinës! Prej një viti e kam zemrën plot dashuri, aq sa dua t'i përqafoj të gjitha bebet e botës. Bebet janë prova që parajsa ekziston dhe na është dhuruar mbi tokë! Nuk ka fjalë që të shprehin urimet e mia për ty engjëll pushverdhë, por ajo që lutem më shumë është të rritesh e shëndetshme, me zemër të bardhë dhe e rrethuar me dashuri! Jeta qoftë bujare me ty vogëlushja ime e ëmbël! Mjalti i zemrës sime”, ka shkruar Elia krahas fotove.

Me rastin e ditëlindjes së parë të Geraldinës, Elia

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon