Aksidentohet aktori Lulzim Zeqja, anulohet shfaqja e teatrit

Nga Class 22 October 2021

Aksidentohet aktori Lulzim Zeqja, anulohet shfaqja e teatrit

Aktori Lulzim Zeqja është aksidentuar ditën e sotme, duke bërë që të aulohet shfaqja ‘Edmond’ në teatër, ku aktori ishte protagonist.

Mësohet se aktori është përfshirë në një aksident automobilistik dhe fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore, por e ka të pamundur të jetë në skenë.

Aksidentohet aktori Lulzim Zeqja, anulohet shfaqja e teatrit

Reagimi i Teatrit Kombëtar

Të dashur miq të teatrit,  për shkak të një aksident automobilistik, i cili ka përfshirë aktorin e Teatrit Kombëtar z.Lulzim Zeqja njëkohësisht dhe protagonistin e shfaqjes “Edmond”, ju njoftojmë se shfaqjet e ditës së sotme dhe datave 23-24-28-29-30-31 tetor 2021, janë anulluar.

Fatmirësisht, z. Zeqja është në gjendje të mirë shëndetësore, por e ka të pamundur të performojë në shfaqjen “Edmond” në vazhdim.

Duke ju kërkuar ndjesë e duke ju falenderuar për mirëkuptimin, Teatri Kombëtar do t’ju njoftojë në vazhdim se si do të proçedohet me rimbursimin e biletave”.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon