Pas Britney-t, motra e saj Jamie Lynn hedh akuza të rënda për prindërit

Nga Class 24 October 2021

Pas Britney-t, motra e saj Jamie Lynn hedh akuza të rënda për

Jamie Lynn Spears, motra më e vogël e Britney Spears, ka bërë një rrëfim tronditës në librin e saj me kujtime, "Things I Should Have Said", ku ajo fajëson prindërit se i bënë presion që të abortojë në moshën 16-vjeçare.

Pas Britney-t, motra e saj Jamie Lynn hedh akuza të rënda për

Në fragmentet e publikuara nga TMZ, Jamie Lynn pohon se pasi i tha të atit Jamie dhe nënës Lynne se ishte shtatzënë në vitin 2007, ata "shkuan në dhomën e saj dhe u përpoqën ta bindnin se të kishte një fëmijë në atë pikë të jetës së saj ishte një gjë e tmerrshme.”

“Do të të shkatërrojë karrierën. Je thjesht shumë e re. Ti nuk e di se çfarë je duke bërë. Ka pilula që mund të marrësh. Ne mund të të ndihmojmë ta zgjidhësh këtë problem… Unë njoh një mjek”, pretendon ajo që i thanë prindërit, duke shtuar, "të gjithë rreth meje thjesht donin ta zhduknin këtë ‘problem’... të gjithë ishin të sigurt se ndërprerja do të ishte veprimi më i mirë”.

Pas Britney-t, motra e saj Jamie Lynn hedh akuza të rënda për

Pavarësisht këtyre, Jamie Lynn vendosi ta vazhdonte shtatzëninë, por kjo shkaktoi një debat me babanë e saj, i cili jo vetëm e fyeu, por i sugjeroi asaj ta jepte fëmijën për birësim.

“Kisha nevojë për të më shumë se kurrë dhe ajo nuk ishte në gjendje të më ndihmonte në periudhën time më të pambrojtur… Deri më sot, dhimbja që nuk mund t’ia tregoja vetë motrës sime vazhdon ende,” -tha ajo duke iu referuar Britney-t.

Pas Britney-t, motra e saj Jamie Lynn hedh akuza të rënda për

Përfundimisht, familja arriti një marrëveshje me Us Weekly për të dhënë lajmin, duke publikuar fotot e para të vajzës së saj Maddie, tani 13 vjeç, në vitin 2008.

I ati i Maddie është ish-i i Jamie Lynn, Casey Aldridge. Ajo gjithashtu ka një vajzë 3-vjeçare, Ivey, me bashkëshortin Jamie Watson.

Pas Britney-t, motra e saj Jamie Lynn hedh akuza të rënda për

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon