Nata e ndërrimit të viteve ka qenë një natë emocionuese për spektaklin e vallëzimit “Dance With Me” në Tv Klan. Jo vetëm artistët pjesëmarrës, por edhe anëtarët e jurisë kanë përjetuar emocione, të cilat i kanë pasur të vështirë t’i fshehin. Valbona Selimllari, e njohur për ndjeshmërinë lartë dhe natyrën emotive, mezi i ka mbajtur lotët, sa herë artistët e kastit kanë uruar Vitin e Ri për kategori të ndryshme njerëzish. Por ndjeshmëria e bukuroshes është e pamundur të fshihet kur bëhet fjalë për fëmijët. Nënë e tre fëmijëve, Valbona është kujdesur që të jetë gjithmonë pranë tyre, në mënyrë që mungesa e saj të mos ndihet asnjëherë te djemtë dhe vajza e saj e vogël. Ndaj edhe është përlotur më shumë se të gjithë, ndërsa gjatë spektaklit, Roza Lati ka përshëndetur veçanërisht ata fëmijë që janë pa prindër dhe që, për fat të keq, edhe ndërrimin e viteve, e kalojnë pa familjen.

Sytë e përlotur të Valbonës janë vënë re edhe gjatë gjithë natës finale të DWM, ndërsa kasti i “Dance With Me” kishte përgatitur një kolazh me këngë përshëndetëse, së bashku me një mysafire të vogël – vajzën e Robert Aliajt, Gala, e cila këndoi një pjesë nga hiti i të atit “Dashuria”.
Ndiqni videon e mëposhtme.