Juristja e njohur Irena Kita, këto ditë të para të vitit 2016, po i kalon së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e saj mes bardhësisë së borës. Së bashku me familjen e saj, Irena ka zgjedhur Dardhën, Korçë, për të kaluar festat. Por sot është një ditë tjetër e veçantë për Irenën, meqenëse feston ditëlindjen. Në një status të gjatë që ka shkruar në Instagram, ish-konkurrentja e “Dance With Me 2”, ka ndarë me të gjithë emocionin si e gjen kjo ditëlindje pas një viti më shumë në jetën e saj: “Nëse ka diçka për të cilën jam krenare,- shkruan ajo, - është të qenit nënë e një vajze të bukur si Sophie, e cila më ka rritur më shumë gjatë këtyre viteve.” Pavarësisht njerëzve që të duan dhe atyre që të kanë zili, të flasin pas shpine apo të tradhtojnë, mbi të gjitha, thotë Irena, ajo që është më e rëndësishme në jetë është t’i buzëqeshësh asaj: “Buzëqesh dhe jetoje jetën” është mesazhi që ndan me të gjithë fashion blogger-ja duke u uruar të gjithëve edhe Vitin e Ri.

Me dhjetëra mesazhe urimi për ditëlindje i kanë shkruar të gjithë miqtë në Instagram, ku Irena ka postuar disa foto mes bardhësisë së borës.
