Aksidentohet dhe merr flakë autobusi në Bullgari, humbin jetën 45 turistë nga Maqedonia e Veriut

Nga Class• 23 November 2021

Aksidentohet dhe merr flakë autobusi në Bullgari, humbin jetën 45

Të paktën 45 persona, përfshirë 12 fëmijë, kanë humbur jetën pasi një autobus që transportonte turistë nga Maqedonia e Veriut u përplas dhe u përfshi nga flakët në një autostradë në Bullgarinë perëndimore, në orët e para të ditës së sotme.

Shtatë persona mundën të hidheshin nga autobusi i djegur. Ata u dërguan në spitalin e Sofjes dhe ishin në gjendje të qëndrueshme. Ministria e Brendshme e Bullgarisë tha se 45 persona humbën jetën, duke e bërë atë aksidentin me autobus më vdekjeprurës në historinë e vendit.

Aksidentohet dhe merr flakë autobusi në Bullgari, humbin jetën 45

Shkaku i aksidentit ishte i paqartë, por autobusi dukej se “kishte goditur një pengesë autostrade ose para ose pasi të merrte flake”, thanë zyrtarët bullgarë.

Aksidenti ndodhi në autostradën Struma rreth 45 km në perëndim të Sofjes rreth orës 2 të mëngjesit me orën lokale.

Kreu i shërbimit hetimor të Bullgarisë, Borislav Sarafov, tha se gabimi njerëzor i shoferit ose një mosfunksionim teknik janë dy versionet fillestare për aksidentin.

Aksidentohet dhe merr flakë autobusi në Bullgari, humbin jetën 45

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon