Instagram vjen me një risi që synon reduktimin e llogarive false

Nga Class• 23 November 2021

Instagram vjen me një risi që synon reduktimin e llogarive false

Instagram po u kërkon disa përdoruesve të bëjnë një video selfie që tregon kënde të shumta të fytyrës së tyre për të verifikuar se janë një person real, sipas pamjeve të postuara në Twitter nga konsulenti i mediave sociale Matt Navarra.

Rrjeti social ka luftuar prej kohësh me llogaritë false, të cilat mund të lënë mesazhe të padëshiruara, të ngacmojnë njerëzit ose të përdoren për të rritur artificialisht numrin e pëlqimeve ose ndjekësve.

Instagrami thotë se po u kërkon llogarive të dyshimta të verifikojnë se janë njerëz, jo robotë.

Instagram vjen me një risi që synon reduktimin e llogarive false

Instagram postoi në Twitter se llogarive që kishin sjellje të dyshimta (si p.sh. ndjekja e shpejtë e shumë llogarive) mund t'u kërkohet të bëjnë një video selfie. Kompania gjithashtu përsëriti se funksioni nuk përdor njohjen e fytyrës dhe tha se ekipet e Instagramit shqyrtojnë videot. Instagram thotë se "një nga mënyrat" e përdorimit të video selfie-ve është të ndihmojë në pakësimin e robotëve, duke e lënë derën hapur për përdorime të tjera.

Instagram vjen me një risi që synon reduktimin e llogarive false

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon