Zaimina zbulon gjininë e bebit përmes një seti fotografik me vajzën e saj, Khloe

Të veshura me të bardha, anës detit, Zaimina Vajsari dhe vajza e saj, 3-vjeçare, Khloe, kanë realizuar një set fotografik, për të ndarë me të gjithë gjininë e bebit.
“Dy bekimet e jetës time që më kujtojnë dhe tregojnë se sa e bukur është jeta, se si mundet njeriu të jetë i lumtur vetëm nga një prekje, puthje apo buzëqeshje. Faleminderit Zot”, -ka shkruar Zajmina.
Menjëherë pas fotove të para, rrjeti nisi dyshimet, titujt dhe komentet dyshuese për djalë apo vajzë. Por nuk zgjati shumë… Zaimina i kishte menduar të gjitha, edhe mënyrën se si do ta zbulonte e do ta ndante me të gjithë gjininë e fëmijës së dytë.
View this post on Instagram
Pak më parë, Khloe dhe mami i saj kanë zbuluar edhe gjininë e bebit përmes një seti të dytë fotosh. Së shpejti, vogëlushja Khloe do të jetë motra e madhe e një vëllai. Bojëqielli janë duart e vogëlushes – simbolika që ka zbuluar edhe gjininë e bebes.
Në fotot ku vajza e saj i ka të lyera duart me ngjyrën simbolike blu, Zaimina shkruan:
“Mezi po të presim vogëlush”
View this post on Instagram



