Tom Cruise rrezikon jetën në xhirimet e ‘Mission Impossible 8’

Nga Class• 28 November 2021

Tom Cruise rrezikon jetën në xhirimet e ‘Mission Impossible

Tom Cruise është i njohur për skenat ekstreme në filmat e tij, por këto të ‘Mission Impossible 8’ kanë qenë vërtet të rrezikshme.

Ndoshta Cruise ka arritur të realizojë skenat më ambicioze të luajtura ndonjëherë, por skenat kanë qenë mjaft të rrezikshme. Aktori është parë i varur me kokë poshtë nga krahu i një aeroplani të Luftës së Dytë Botërore – një prej skenave më të rrezikshme të luajtura ndonjëherë nga aktori 59-vjeçar.

Tom Cruise rrezikon jetën në xhirimet e ‘Mission Impossible

Cruise ka arritur të xhirojë skenën që sfidonte vdekjen në aeroportin “Duxford” në Cambridge, me aeroplanin Boeing B75N1 Stearman të vitit 1941. I veshur me një kostum dhe helmetë ngjyrë kafe, Tom Cruise  ngjitet me guxim në krahun e avionit 80-vjeçar, ndërsa ai ishte duke kryer disa lëvizje të rrezikshme në ajër.

Sipas ‘DailyMail’, javët e fundit aktori i filmave aksion kishte marrë mësime fluturimi për të qenë i përgatitur për skenat emocionuese për pjesën e tetë të filmave “Mission Impossible”.

‘Mission Impossible 8’ do të publikohet më 7 korrik 2023.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon