Pizhamat e reja nga Rihanna, mund të jenë të preferuarat e partnerit tuaj

Nga Class 29 November 2021

Pizhamat e reja nga Rihanna, mund të jenë të preferuarat e

Me siguri ju jeni pajisur me pizhama të ngrohta, ndërsa temperaturat po shkojnë në minus.

Por Rihanna sapo ka lancuar pizhamat, të quajtura 'vulgare' në rrjet, me një prerje të hapur tek të pasmet.

Ajo i publikoi modelet e reja, Savage X Fenty në Instagram Stories gjatë fundjavës, duke pozuar fillimisht me këmishën Tied Up Tartan Sleep Short (44,95 dollarë), këmishën PJ Raw Hem (64,95 dollarë) dhe Bralette (32,95 dollarë). Dhe të fundit, por jo më pak të rëndësishmet, pantallonat PJ Tartan të hapura në të pasme (49,95 dollarë).

Pizhamat e reja nga Rihanna, mund të jenë të preferuarat e

E krijuar për të "treguar atë që dëshironi, stil Savage", ishte përshkrimi i produktit.

Disa përdorues të Twitter u hutuan nga modeli, duke reaguar, "e dua rihannën, por me të vërtetë kush mund t'i veshë këto pizhama", ndërsa një tjetër shtoi, "mendoj se jam zyrtarisht i vjetër sepse këto pantallona PJ nga linja e @rihanna më bëjnë të tund kokën dhe duke thënë: "Ah çfarë brezi..."

Pizhamat e reja nga Rihanna, mund të jenë të preferuarat e

Një gjë është e sigurt, nëse nuk ju pëlqejnë ju, do u pëlqejnë partnerit tuaj nëse i vishni!

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon