Një ndër çiftet më të përfolur të spektaklit të kërcimit “Dance With Me”, Drini Zeqo dhe Viola Spiro, nuk janë larguar nga vëmendja e publikut as pas mbylljes së show-t. Madje për çiftin e të rinjve u aludua edhe për një lidhje të mundshme që mendohej se kishte lindur pikërisht në pistën e kërcimit. Por si Drini, ashtu edhe Viola, e mohuan të kishin një lidhje dashurie, madje biondja bukuroshe u detyrua edhe të postonte fotot e të dashurit në profilin e saj për të mohuar zërat se kishte një lidhje me Drinin.

Megjithatë, përtej të gjitha lajmeve të mediave rozë, Viola dhe Drini kanë mbetur miq të mirë. Natën e ndërrimit të viteve, në show-n special festiv “Dance With Me”, si të gjithë konkurrentët (këtu), edhe ai kishte përgatitur një dhuratë speciale për partneren e tij. Çfarë? Nuk e kanë zbuluar ende... Në një postim të fundit në profilin e tij në Instagram, në foton me Violën, Drini shkruan: “Këtë dhuratë nuk e kemi hapur ende”, duke e rikthyer edhe një herë vëmendjen te Viola dhe te marrëdhënia e tyre. Pjesa më e madhe e dhuratave ishin zgjedhur enkas me humor për t’iu përshtatur partnerit. Lind pyetja: çfarë mund t’i ketë përshtatur Drini Violës, një kukull Barbie?
