Kantautori i njohur Ernest Duka, në fund të vitit të kaluar u vu në qendër të vëmendjes jo vetëm për pjesëmarrjen në “Dance With Me”, ku kërcente me ish-partneren e tij, Roza Lati, por edhe për pjesëmarrjen në “Këngën Magjike” dhe pas saj për incidentin që pati me Flori Mumajesin. Por këtë fillimvit, Stine i është rikthyer sërish incidentit për të sqaruar publikun se këto situata nuk janë pjesë e artistëve. Sherrin me kolegun e tij Flori Mumajesi, Stine e komenton kështu: “Përshëndetje miq. Duke marrë shkas nga ditët e para të këtij viti të ri, desha t’ju uroj përzemërsisht dhe të sqaroj një situatë të vitit ku e hodhëm pas me të mirat dhe jo të mirat e tij. Ju detyrohem një sqarim për incidentin e Këngës Magjike. Siç e kam thënë edhe në DWM, janë komentuar lloj-lloj versionesh duke venë në pah vlerat apo antivlerat e njerit apo tjetrit. Jam dhe jemi ndryshe, pa pasur nevojë për incidente të kësaj natyre. Ne jemi artistë, njëkohësisht edhe shembuj të kulturës dhe artit, sjelljes, mënyrës dhe se si jetojmë etj., kështu që le të qëndrojmë të tillë deri në fund. Kam ecur prej vitesh dhe kam arritur bashkë me mbështetjen tuaj aty ku duhet. Gjej rastin t’ju falenderoj për çdo përkrahje dhe çdo mbështetje tuajën. Me respek N. Duka”,- shkruan Stine në profilin e tij në Facebook.
