Bora ka dashur të fusë diçka për Donaldin ‘nën dorë’ dhe ja ç’i propozoi produksioni që ajo s’ra dakord

Nga Class• 5 December 2021

Bora ka dashur të fusë diçka për Donaldin ‘nën

Sot në ‘Fun Club’ është diskutuar çështja Bora-Donald-Beatrix dhe pjesë e panelit ishte ish-banori i Big Brother, Anaid Kaloti, ish-konkurrenti i ‘Përputhen’, Atdheu, Xhoi Jakaj dhe Aulona Musta. Duke diskutuar gjithçka që është përfolur në rrjet dhe faktin që Donaldi priste një shenjë nga Bora, Dojna Mema ka dashur të sqarojë si qëndron puna e shenjës që Bora ka dashur të dërgojë në shtëpi dhe s’është lejuar nga produksioni.

“Atëherë, të sqarojmë diçka shumë të rëndësishme. Bora, duke qenë se punon në Top dhe njeh njerëz, ka dashur të fusë diçka ‘nën dorë’ në shtëpi. Kur është marrë vesh nga produksioni, nuk është lejuar. Më pas, i është propozuar ta japë këtë gjë në mënyrë të rregullt, siç është bërë për çdo banor, por ajo për të ruajtur privatësinë, nuk ka pranuar ta bëjë", -ka thënë Dojna.

Bora ka dashur të fusë diçka për Donaldin ‘nën

Por kjo deklaratë është kundërshtuar nga Anaidi, i cili ka thënë se nuk është aspak dakord, sepse nëse do të duhej të veprohej sipas rregullave të Big Brother, atëherë as Donaldi nuk duhet të ishte lejuar të dërgonte diçka jashtë shtëpisë, siç bëri me varësen.

Bora ka dashur të fusë diçka për Donaldin ‘nën

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon