Pas skandalit të pubikimit të pagave të mijëra punonjësve ditën e djeshme, sot po shpërndahet në WhatsApp një tjetër listë. Lista e djeshme ishte e pagave të muajit janar 2021, ndërsa lista që është publikuar sot është e muajit prill 2021.

Euronews Albania disponon listën e muajit prill 2021 dhe bën të ditur se krahas të dhënave të pagës, në këtë listë janë edhe numrat e telefonit për secilin punonjës.

Ndërkohë që Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet për këtë çështje, kryeministri Edi Rama përjashtoi mundësinë e një sulmi kibernetik.