4 gjërat që nuk duhet t’i pastroni nëse prisni mysafirë në shtëpi

Nga Class 26 December 2021

4 gjërat që nuk duhet t’i pastroni nëse prisni

Të gjithë e dimë sesa i shpejtë është pastrimi që i bëhet shtëpisë përpara se të vijnë mysafirët. Për ne shqiptarët është e rëndësishme që mysafirët mos të na e gjejnë shtëpinë rrëmujë. Mirëpo, ne do t’ju vijmë në ndihmë në këtë rast duke ju treguar gjërat që nuk duhet të pastroni nëse nuk keni shumë kohë përpara se miqtë t’ju vijnë në shtëpi:

Dhoma e gjumit

Nëse miku që po ju vjen në shtëpi ka qenë edhe herë të tjera dhe ju nuk keni nevojë t’i tregoni shtëpinë, atëherë pastrimin në dhomën tuaj të gjumit lëreni për një moment të dytë.

4 gjërat që nuk duhet t’i pastroni nëse prisni

Dritaret

Kur keni kohë për një pastrim të plotë, ju ndoshta pastroni çdo qoshe dhe shtëpia juaj shëndrin nga pastërtia. Mirëpo, tani nuk keni kohë. Dritaret mund t’i pastroni me një leckë nëse kanë vërtet shumë nevojë, mirëpo ato do të mbulohen nga perdet dhe më mirë të shpenzoni kohë duke pastruar diçka tjetër.

Sirtarët

Mysafirët tuaj nuk do të shikojnë çdo sirtar, për të inspektuar rrëmujën. Në vend që të shpenzoni kohë duke i rregulluar të gjithë, nxirrni nga sirtarët gjërat e nevojshme që mund t’ju duhen mysafirëve, në këtë mënyrë ata nuk do të kontrollojnë sirtarët tuaj “kaotikë”.

Kabina e dushit

Nëse mysafirët po vijnë vetëm për darkë, mos u shqetësoni të pastroni edhe kabinën e dushit. Thjesht mbyllni perden e dushit. Nëse ata qëndrojnë për darkë, është mirë të bëni një pastrim të tualetit me themel, pasi mysafirëve do t’ju duhet ta përdorin me patjetër tualetin.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon