Ky film thyen rekord në Netflix me mbi 150 milionë orë shikime brenda javës

Nga Class• 6 January 2022

Ky film thyen rekord në Netflix me mbi 150 milionë orë shikime

Filmi "Don't Look Up" i Adam McKay, ku interpretojnë Leonardo DiCaprio dhe Jennifer Lawrence si një çift shkencëtarësh që përpiqen të bindin botën të marrë seriozisht një astroid, ka thyer rekorde në Netflix.

Në javën e dytë në Netflix, filmi ka regjistruar 152,290,000 orë transmetim ndërmjet 27 dhjetorit dhe 2 janarit, duke e vendosur atë në krye të renditjes së filmave në gjuhën angleze të shikuar globalisht.

Ky film thyen rekord në Netflix me mbi 150 milionë orë shikime

"Don't Look Up", në të cilin gjithashtu interpreton Meryl Streep, Cate Blanchett, Jonah Hill dhe Timothée Chalamet, u shfaq në kinema më 10 dhjetor përpara se të debutonte në platformë 14 ditë më vonë.

Në dy ditët e para në Netflix ai regjistroi 111,030,000 orë shikime.

“Jam i befasuar nga kjo”, iu përgjigj McKay lajmit në Twitter.

Në vendin e dytë për javën është "The Unforgivable" me Sandra Bullock, që regjistroi 21.3 milionë orë shikime, i ndjekur nga "The Lost Daughter", i cili regjistroi 18.3 milionë orë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon