Jonida Shehun do ta shikoni në një ekran të ri, zbulohen detajet e programit të pasdites

Nga Class 14 January 2022

Jonida Shehun do ta shikoni në një ekran të ri, zbulohen detajet

Moderatorja e mirënjohur, Jonida Shehu i është bashkuar Euronews Albania me emisionin “Sot” që do të vijë nga e hënë të premte nga ora 17:00 në 19:00.

Shehu duke folur për projektin e ri, tha se emisioni do të përfshijë ngjarje dhe personazhe që i sjellin publikut një këndvështrim dhe një të vërtetë që i duhet ta dijë patjetër për të qenë i mirinformuar.

Kemi ndërtuar një program për të plotësuar të gjithë panoramën e programeve dhe për t’i dhënë publikut një pjesë që mbase është e domosdoshme”, tha moderatorja e emisionit “Sot”.

Jonida Shehu tha se emisioni do të jetë një zë për të sjellë të vërtetën dhe do të prekë gjithçka që diskutohet “Sot”.

Thënë thjesht ne do t’i fusim jetën lajmit brenda. Parë ftohtë dhe me filtrat e burimeve. Do të sjellim jetën e të gjithë njerëzve që janë pjesë e lajmeve”, tha Shehu.

Emisioni do të nisë të hënën e ardhshme më 17 janar në orën 17:00.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon