
Sot është një nga prezantueset më të preferuara të ekranit, por rrugëtimi i Bora Zemanit në televizion është i hershëm, plot 13 vite më parë.
Prezantuesja e ka nisur karrierën në Top Channel si velinë në “Fiks Fare” dhe surprizë ka qenë një video e saj prezantuese që Edi Manushi, i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ka zbuluar shumë vite më vonë.

Në një klip prezantues, Bora është vetëm 17-vjeçare dhe rrëfen se i pëlqen shumë bota e televizionit, pastaj tregon talentin e saj në kërcim.
Pak ditë më parë, Bora festoi 30-vjetorin e lindjes në një festë të madhe me shumë të ftuar, miq të afërm e personazhe të njohur të ekranit ku ajo ka nisur rrugëtimin 13 vite më parë dhe ku vijon të qëndrojë suksesshëm.
