Aktori i Klanifornia Visjan Ukcenaj ka qenë i ftuari i sotëm në Love Story Talk. Aktori gjatë bisedës u është drejtuar vajzave dhe i ka nxitur ato që të refuzojnë takimet me Kristin, pasi sipas tij ai i ndërron çdo javë.

Ai tha se vajzat duhet të kenë vlerësim dhe dinjitet për veten dhe të refuzojnë takimet me të.

“Të them diçka se nuk arrij ta kuptoj. Kristi i ndërron vajzat, i zgjedh të gjitha dhe ndonjë ditë do zgjedh ndonjërën që është në korridor, që nuk është fare këtu. Unë problemin e kam me gocat që pranojnë të shkojnë me Kristin.

Pse nuk kanë një vetë vlerësim që ta refuzojnë, pasi ky tipi është vetëm për histori seksi, do t’i ndërrojë vazhdimisht dhe gocat duhet të kenë pak dinjitet dhe të mos shkojnë të gjitha, i zgjedh sot, nesër zgjedh një tjetër. Ai kërkon adrenalinë. Është njësoj si motorist dhe është me 300 kilometra në orë dhe kap çfarë të kapi”, tha aktori.

Por pas kësaj deklarate të tij ndërhyri Marinela e cila tha: Edhe femrat kërkojnë adrenalinë. Ndërkohë Visiani i përgjigj dhe tha se Kristi nuk mund të bëj të njëjtën gjë me disa vajza të ndryshme.