Air Albania fillon fluturimet në Athinë, Londër dhe Duseldorf

Nga Class 31 January 2022

Air Albania fillon fluturimet në Athinë, Londër dhe Duseldorf

Tashmë "Lasgushi", "Migjeni" dhe "Naimi", duke filluar nga 27 marsi, do të fluturojnë drejt Athinës, Duseldorfit dhe kryeqytetit britanik, Londrës.

Në bisedën që patëm me Drejtoreshën e Marketingut dhe Shitjeve të Air Albania, Znj. Manjola Shehu rreth pritshmërive që kompania ka për 2022, ajo na komunikoi edhe ofertën e dedikuar për këto destinacione: Të gjitha blerjet e biletave nga data 31 janar – 6 shkurt përfitojnë 20% ulje, duke përdorur promokodin QIEJ TE RINJ.

Blerjet mund të kryhen në datat e lartpërmendura, por oferta është e vlefshme për fluturimet deri më 29 tetor 2022.

Znj. Shehu u shpreh se Air Albania ka njohur një rritje të fluturimeve të saj muajt e fundit dhe këto destinacione të reja përfaqësojnë edhe një ogur të mirë për normalizimin e mëtejshëm të situatës.

Tashmë, përtej destinacioneve kryesore në Itali, Turqi dhe nëpërmjet Turkish Airlines në të gjithë botën, Air Albania ka shtuar edhe këto 3 destinacione direkte të reja, kaq të rëndësishme për emigrantët shqiptarë.

Duhet theksuar se në 3 vitet e saj të operacioneve, kompania ka arritur të vendosë një standard të ri në industri. Nga rezervimi i vendit falas, ushqimi cilësor, pesha e lejuar falas e valixheve deri në 38 kg, të gjitha këto shërbime ekselence janë mundësuar në çmime ekonomike, duke vërtetuar vazhdimisht se është një krenari kombëtare.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon