Michelle Hunziker e kishte posterin e Eros Ramazzotti të varur në dhomën e saj kur ishte fëmijë. "Kur isha nëntë vjeç, vendosa të martohem me të".

Hapi i parë drejt kësaj dëshire ishte takimi me të, i rastësishëm, në një klub nate, ku ylli i ardhshëm, Michelle, kishte shkuar me vëllain e saj. Një vend ku pak më vonë ishte shfaqur ai, idhulli i saj. Disa shikime, pastaj dëshira për të folur dhe për t'u njohur.

Megjithatë, ajo ishte shumë e re, dhe nuk e besonte se një këngëtar i njohur dhe shumë i këndshëm mund të dashurohej me një vajzë të thjeshtë, që sapo kishte ardhur në Itali nga Zvicra. Por, magjia ndodhi...

Ramazzotti kishte adresën që ajo i kishte dhënë dhe shkon për ta kërkuar. Michelle nuk i kishte dhënë adresën e saktë, ndaj ai pyeti në çdo vend: "Ku jeton Michelle? ".

"Zilja ra, u përgjigj nëna ime dhe i kërkoi asaj të dilte. Mami mendoi se ishte një shaka."

Por ishte shakaja më e vërtëtë që mund të ndodhte, aq sa në vitin 1996 lindi vajza e tyre e parë, Aurora. Në vitin 1998, ndodh dasma e lumtur dhe e mrekullueshme. Pasuan disa vite të lumtura deri në fundin e kësaj lidhje, në mars të vitit 2002.

Pas shtatë vitesh së bashku ata hynë në një vorbull krize që e shkatërroi marrëdhënien. Mund të kishin luftuar për ta shpëtuar historinë e dashurisë, por siç  tha prezantuesja Maurizio Costanzo, në vend të ndihmës nga jashtë, gjetën ata që i ndanë përgjithmonë.

"Ishte një gjë e shkëlqyer, por ne të dy ishim shumë të rinj dhe, në vend që të kishim ndihmë të jashtme, kishim dikë që na ndante."

Divorci erdhi në vitin 2009 por lidhja e tyre, edhe falë dashurisë për vajzën e tyre, nuk është prishur asnjëherë.

Përveç Aurorës, si trashëgimi në historinë e tyre kanë mbetur edhe disa këngë, ndër të cilat “Most beautiful thing”, të cilën Ramazzotti e këndoi në puntatën e parë të spektaklit Hunziker, “Michelle Impossible”. Atë mbrëmje ata përsëritën: "Historia jonë ishte e pabesueshme, por sot jemi thjesht miq."