Është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare shkrimtari Bardhyl Londo, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë
Ai ishte i shtruar, prej dy muajsh, në spitalin Onkologjik në Tiranë dhe gjatë 10 ditëve të fundit situata e tij ishte përkeqësuar dhe nuk arriti t’i mbijetonte sëmundjes.
Bardhyl Londo është poet dhe autor këngësh shumë i njohur. Bardhyl Londo studioi për gjuhë dhe letërsi në Universitetin e Tiranës. Pas mbarimit të fakultetit ai punoi për disa vite mësues në Përmet dhe më pas për gazetën letrare “Drita”. Për disa kohë ka qënë kryetar i “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve” (LSHA). Krijmtaria e tij letrare përfshin 8 vëllime me poezi si edhe disa romane. Është fitues i çmimit “Migjeni”.