Nga Jasmin Pannu

Kur kalova për herë të parë nga puna me orar 9 me 5 në të bërit biznes nga shtëpia, ndryshimi ishte ekstrem. Kisha dëgjuar gjithçka, që nga sa e vështirë është të punosh nga shtëpia deri tek si disa njerëz iu nënshtruan alkoolit për shkak të mungesës së strukturës.

Ky ishte momenti kur fillova me të vërtetë ta konsideroja se sa e rëndësishme është hapësira fizike. Mjedisi ynë ka aftësinë të na ndërtojë ose krijojë një mal rezistence. Lajmi i keq është se mjedisi ynë mund të na ‘mbysë’ dhe të na lërë, pa dyshim, efekte negative, por lajmi i mirë është se edhe ndryshimet e vogla mund të transformojnë hapësirën tonë dhe ne së bashku me të.

Ndryshimi i një ambienti për më mirë fillon me vetëdijen

Kam zbuluar se kur i kushtoj vëmendje, mund të kuptoj kur një mjedis është i papërshtatshëm për mua, sepse filloj të ndihem e përgjumur.

Përfshirja në vetëdije më ka ndihmuar ta marr më seriozisht energjinë e intuitës dhe në fakt, të bëj diçka për të shumë më shpejt.

Doli se problemi im kryesor me të punuarit nga shtëpia ishte se mendja e lidhte vendin me relaksin dhe rehatinë. Shtëpia nuk ishte e kategorizuar si vend pune dhe mendja këmbëngulte për të mos e bërë. 

Ne i kushtuam punës parametra të caktuar. E dizejnuam hapësirën në mënyrë të tillë që të dukej si zyrë, duke shtuar gjëra të dobishme dhe duke hequr ato që mund të më shpërqendronin.

Bëra një listë të gjithçkaje që version më i mirë i vetes do të bënte: do të lexoja më shumë, do të disiplinohesha në etikën e punës, do të stërvitesha çdo ditë, do të kisha një ritual mëngjesi.

Kështu, shtova 2 rafte librash në dhomën e ndenjës, shënova një tabelë në kalendar për të ndjekur ditët e stërvitjes, mbaja ditarin dhe çajin, brenda mundësive, aty ku do të filloja stërvitjen e mëngjesit dhe shkruajta afirmime në vende ku mund t’i shihja shpesh.

Secila prej këtyre gjërave u bë kujtuese e vetëdijshme ose e pavetëdijshme e asaj që doja të bëhesha dhe duke i integruar ato në mjedisin e përditshëm, hapësira filloi të më shërbente.

Kur po dizajnoja hapësirën time, mendova gjatë dhe shumë rreth asaj se cilat zona të shtëpisë mund të ishin ‘produktive’ dhe cilat mund të ishin ‘relaksuese’. Në hapësirat produktive instalova drita të bardha, një ndryshim i thjeshtë dhe i shpejtë i llambave, që në mënyrë drastike ndryshoi mënyrën se si ndihesha. Në hapësirat relaksuese, lash ndërtuesin t’i instalonte dritat, llamba standard me një ngjyrim të verdhë, të cilat ishin të lehta për syrin.

Një mënyrë tjetër se si e ndryshova mjedisin, ishte duke shfrytëzuar pak nga psikologjia e ngjyrave, diçka që zgjodha kur fillova të bashkoja aftësitë profesionale me biznesin tim.

Energjia jonë ndikohet nga ajo që shohim. Disa ngjyra vendosin tonin për mënyrën se si ndihemi në një mjedis, kjo është arsyeja pse bizneset mendojnë kaq shumë rreth tyre. Dhe për mendimin tim, të gjithë duhet ta bëjnë.

Në përgjithësi, kam zbuluar se një ndryshim në mjedis mund të ndikojë pozitivisht në mendjen, trupin dhe shpirtin. Ne i kushtojmë kohë të konsiderueshme shëndetit, karrierës, të ardhurave. Pse të mos i kushtojmë pak kohë hapësirave ku kalojmë pjesën më të madhe të jetës?