Ilary Blasi rikthehet për të folur për krizën e supozuar me Francesco Tottin, një thashethem që pushtoi mediat disa javë më parë. Pasi lajmi, ku thuhej se ai e kishte tradhtuar ndërsa ajo kishte flirtuar me një koleg, bëri një bujë të madhe, nuk kaloi shumë kohë para se të mohohej nga të dy. Prezantuesja e njohur e ka prekur sërish këtë çështje në një intervistë për programin Belve, në Rai2.

Gazetarja e pyeti për foton ku duket një vajzë në stadium pak metra larg Tottit, që ishte edhe origjina e lajmit për tradhtinë e pretenduar.

"Unë kisha gjëra të tjera për të menduar në atë moment..." -shprehet Blasi.

Gazetarja e pyeti gjithashtu për mundësinë e një komploti pas thashethemeve, hipotezë që ajo vetë e kishte imagjinuar, por nuk e pyeti veten nga kush.

“Jo, nuk do të kem kurrë siguri, është e lehtë të drejtosh gishtin tek emrat e zakonshëm…” -thotë Ilary.

E pyetur nëse do mund t'i mbijetonte historia e tyre e dashurisë një tradhtie, përgjigja e Blasit ishte e prerë:

“Jo, as nga ana e njëri dhe as e tjetrit”.

Ndërkohë, Francesco Totti po qëndron i heshtur. Fjalët e fundit për këtë çështje ishin ato që tha në videon e xhiruar jashtë restorantit ku sapo kishte darkuar me gjithë familjen e tij.