Hailey Baldwin u është lutur njerëzve online që ta lënë të qetë dhe të ndalojnë së komentuari gjëra të këqija në mediat e saj sociale.
Në një video të TikTok të postuar dje, Baldwin duket se po u drejtohet fansave të ish-të dashurës së bashkëshortit të saj Justin Bieber, Selena Gomez, të cilët komentojnë rregullisht dhe e krahasojnë me këngëtaren 29-vjeçare.
“Kjo është për ju djema në komentet e mia çdo herë që postoj”, ka shkruar ajo në video.
“Ka kaluar mjaft kohë," tha modelja, duke iu referuar se sa kohë ka kaluar që nga ndarja e Gomez dhe Bieber. “Unë jam duke u marrë me biznesin tim. Unë nuk bëj asgjë, nuk them asgjë. Më lini të qetë, ju lutem! Ju lutem! Vërtet. Kjo është kërkesa ime e vetme. Bëhuni të mjerë diku tjetër, ju lutem," përfundoi ajo.
@haileybieber this is for you guys in my comments every single time I post
? original sound - Hailey Bieber
Rikujtojmë që vitin e kaluar, Baldwin u tall nga fansat e Gomez, të cilët bërtisnin "Selena" teksa ajo po ngjitej në shkallët e Met Gala përkrah Justin.
Edhe Justin i ka kritkuar ashpër më parë fansat që sulmojnë Hailey-n për shkak të marrëdhënies së tij të dikurshme me Gomez.