Cilat janë simptomat e nënvariantit të ri të omicron, XE?

Nga Class• 13 April 2022

Cilat janë simptomat e nënvariantit të ri të omicron, XE?

Nënvariant i ri i Omicron, i quajtur XE, po qarkullon në disa vende të botës. Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se nënvarianti mund të jetë më i transmetueshëm.

Por a shkakton XE simptoma të reja të Covid-19?

Duke qenë se nënvarianti është i ri, situata mund të ndryshojë, por aktualisht nuk mendohet që XE të vijë me simptoma të reja.

Simptomat më të raportuara të llojit origjinal të Omicron janë shumë të ngjashme me një ftohje, veçanërisht te njerëzit që janë vaksinuar. Kjo përfshin rrjedhjen e hundëve, teshtitjen dhe dhimbjet e fytit, në krahasim me llojin origjinal të virusit që në përgjithësi shkaktonte ethe, kollë dhe humbje të shijes ose nuhatjes.

Cilat janë simptomat e nënvariantit të ri të omicron, XE?

Megjithatë, lista zyrtare e NHS e simptomave të përgjithshme të Covid-it u zgjerua së fundmi për të përfshirë 9 shenja të reja të sëmundjes.

Sipas nhs.uk, shenjat e Covid-19 ndaj të cilave njerëzit duhet të kenë kujdes përfshijnë: gulçim, ndjenjë të lodhjes ose të rraskapitjes, dhimbje trupi, dhimbje koke, dhimbje fyti, hundë të bllokuara ose rrjedhje hundësh, humbje oreksi, diarre, ndjesi të të qenit sëmurë.

Cilat janë simptomat e nënvariantit të ri të omicron, XE?

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon