Bukët e ëmbla të pashkëve janë një traditë e njohur dhe vjetër, të cilën duhet ta keni patjetër në shtëpi këto ditë. Në recetën e sotme AgroWeb ju sugjeron një mënyrë interesante të përgatitjes së tyre. Kuleçët e vegjël që i ngjajnë bishtave të fryrë të lepurushëve kanë një shije të mrekullueshme për t’u provuar tani, por jo vetëm.

Ndiqni recetën për të mësuar një përgatitje interesante.

Përbërësit

500 gr miell

100 gr sheqer

160 ml qumësht

2 vezë

1 e verdhë veze

30 ml krem qumështi

12 gr maja birre e freskët

60 gr gjalpë

Kripë

Lëkurë limoni dhe portokalli

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recetë shtoni në një enë miellin, sheqerin dhe majanë e birrës të thërrmuar.

Më pas shtoni qumështin pak të vakët, lëkurën e grirë të gjysmës së një portokalli dhe gjysmë lëkure limoni, po ashtu të grirë.

Përzieni mirë në mënyrë që të formoni brumin dhe shtoni edhe vezët e rrahura së bashku në temperaturë ambienti.

Vazhdoni të punoni brumin duke e shtypur edhe me duar si zakonisht në mënyrë që të mos formohen kokrriza.

Shtoni pak kripë, vazhdoni të punoni brumin dhe kur të mos ngjisë, shtoni pak gjalpë pa kripë.

Punoni derisa brumi dhe gjalpi të jenë bashkuar plotësisht dhe vendoseni të pushojë në një enë të mbuluar me qese plastike kuzhine për rreth 3 orë.

Kur brumi të jetë dysfishuar kalojeni në një tryezë pune dhe ndani kuleçët e vegjël.

Do të përfitoni 20 kuleçë të vegjël, të cilët duhet t’i rrotulloni me duar.

Formoni një cilindër të trashë dhe më pas mblidhini si një spirale.

Pasi ta keni bërë këtë vendosini kuleçët tuaj në një tavë të shtruar me letër pjekje.

Kur të mbani me këtë hap, rrihni të verdhën e vezës me kremin e qumështit dhe lyeni kuleçët.

Futini të piqen në temperaturën 180 gradë për 25 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë.

Shijojini të ngrohta gjatë ditëve tuaja të festës./AW/