Frymëzohuni nga vajzat e famshme: Si t'i kombinoni 'bluzat rrip' me çdo veshje pranverore

Nga Class• 19 April 2022

Frymëzohuni nga vajzat e famshme: Si t'i kombinoni 'bluzat

Bluzat “crop” e gjejnë gjithmonë rrugën e tyre në ciklin e modës kur moti fillon të ngrohet. Në fillim ishin bluzat bust një nga tendencat më të mëdha të viteve '90 dhe u kthyen në fund të viteve 2010 dhe madje edhe në vitin 2020. Më pas, u bë ‘bluzë rrip’ që tani është një pjesë thelbësore në gardërobë për pamjen perfekte të frymëzuar nga fillim vitet 2000. Edhe pse mund të duket si një rrip i vogël pëlhure, kjo bluzë është jashtëzakonisht në modë. Markat si Jacquemus, Skims dhe Prada e kanë kthyer të gjitha në trend.

Disa nga vajzat e njohura, si Kim Kardashian dhe Julia Fox, janë parë duke e veshur shpesh. Më poshtë keni disa mënyra për ta veshur një bluzë të tillë.

Xhins DIY

Frymëzohuni nga vajzat e famshme: Si t'i kombinoni 'bluzat

Keni një palë xhinse shumë të mëdha për t'u veshur? Kthejini ato në një kostum. Julia Fox ka veshur një komplet xhins të tillë, për një pamje perfekte të frymëzuar nga Y2K. Bluzat e vogla janë perfekte për t'u veshur me një palë xhinse të mira për një pamje seksi.

Kostum tuta

Frymëzohuni nga vajzat e famshme: Si t'i kombinoni 'bluzat

Kardashians kanë rikthyer modën e viteve 2000 me këtë set. Për ato ditë kur dëshironi të dukeni të kombinuara, por njëkohësisht komode, provoni këtë kombinim.

Me pantallona të gjera

Frymëzohuni nga vajzat e famshme: Si t'i kombinoni 'bluzat

Trendi i pantallonave të gjera u rikthye verën e kaluar. E njohur për stilin e saj të mrekullueshëm të rrugës, Bella Hadid ishte një adhuruese e trendit. Meqenëse edhe bluzat rrip janë përsëri në modë, janë perfekte për t’u veshur me pantallonat tuaja të gjera.

Me funde të gjatë

Frymëzohuni nga vajzat e famshme: Si t'i kombinoni 'bluzat

Fundet e gjatë janë fundet që duket se rikthehen gjithmonë. Edhe pse minifundet po preferohen shumë tani, nuk mund ta mohojmë që edhe ata të gjatë janë po aq në modë. Veshja e një bluze rrip me një fund të gjatë krijon pamjen perfekte gjatë verës. Mund ta vishni gjatë natës, ose të zgjidhni një fund të thjeshtë me sandale të sheshta gjatë ditës.

Bazike për përditshmëri

Frymëzohuni nga vajzat e famshme: Si t'i kombinoni 'bluzat

Bluzat rrip janë perfekte për të kombinuar çdo veshje. Vishini poshtë një xhakete, këmishe, ose poshtë një bluze të tejdukshme për më shumë mbulim. Ka shumë mënyra për të stiluar këtë bluzë të thjeshtë në përditshmëri.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon