Këngëtari i njohur Ne-Yo u martua me gruan e tij, Crystal Renay, të dielën në mbrëmje, dy vjet pas ndarjes së tyre.
Këngëtari dhe partnerja e tij bënë një dasmë të jashtëzakonshme në Las Vegas, raportoi TMZ. Ne-Yo, emri i vërtetë i të cilit është Shaffer Chimere Smith, dhe Renay thuhet se mbushën vendin me më shumë se 10,000 trëndafila të kuq dhe porositën një tortë 8 metra të gjatë me katër shije të ndryshme.
TMZ siguroi video të nuses dhe dhëndrit duke kërcyer nën këngën "Thinking Out Loud" të Ed Sheeran dhe, natyrisht, "Miss Independent" të Ne-Yo.
Këngëtari shpjegoi në një klip të postuar në Instagram të dielën se ndihej "i nderuar dhe më shumë se i lumtur" që ishte sërish me gruan e tij.
"Kjo fundjavë do të thotë botën për mua," shtoi Renay.
Dyshja u martuan fillimisht në shkurt 2016, por Ne-Yo paraqiti kërkesën për divorc në mars 2020, për të cilën Renay pretendoi se e kishte mësuar në internet. Ai i tërhoqi dokumentet menjëherë më pas dhe shpjegoi se ai dhe bashkëshortja ishin pajtuar ndërsa ishin në karantinë gjatë pandemisë COVID-19.
Ne-Yo dhe Renay kanë bashkë tre fëmijë: djemtë Shaffer Jr., 6 vjeç, dhe Roman, 3 vjeç, si dhe vajzën Isabella, të cilën ata e mirëpritën në qershor të vitit të kaluar, pasi u ribashkuan.
Kantautori ka gjithashtu dy fëmijë me një grua tjetër: vajzën Madilyn, 11 vjeçe dhe djalin Mason, 10 vjeç.