Aktorja 77-vjeçare ndan sekretin e rinisë - një produkt që kushton fare pak

Nga Class 30 April 2022

Aktorja 77-vjeçare ndan sekretin e rinisë - një produkt që

Aktorja Helen Mirren ka ndarë sekretin e rinisë së saj dhe është diçka jashtëzakonisht e përballueshme dhe që të gjithë mund ta gjejmë lehtësisht – vaji i kastorit.

“E adhuroj vajin e kastorit. Unë përdor pak në flokët e mi - shumë, shumë pak. E përdor edhe në thonjtë dhe në lëkurën time," -tha për People aktorja, e cila mbush 77 vjeçe në korrik. “Vaji i kastorit është i mrekullueshëm. Një grimcë e vogël në flokët tuaj u jep atyre pak shkëlqim, pak ndarje. Unë e përdor atë në vetullat e mia, qerpikët, thonjtë e duarve - thjesht përhapeni.”

Aktorja 77-vjeçare ndan sekretin e rinisë - një produkt që

Ajo vazhdoi duke dhënë një këshillë për gjithë të rinjtë.

“Një bojë vetullash ose buzëkuq i bukur do t'ju bëjë të dukeni shkëlqyeshëm për mbrëmjen. Por gjërat që zgjasin me të vërtetë janë: të kesh një lëkurë të shkëlqyer, të jesh në formë dhe të ushqehesh shëndetshëm”, tha Mirren. "Nëse ka diçka që do t'ia transmetoja brezit të ri, do të ishte të kujdesen më shumë për atë që hyn në trupin e tyre. Ju lutem mos pini duhan, ju lutem - sepse ato janë gjërat që zgjasin."

Aktorja 77-vjeçare ndan sekretin e rinisë - një produkt që

Aktorja e mbylli duke thënë se kur ishte e re shkonte në shtrat pa e hequr grimin, një gabim shumë i madh që tani nuk e bën më kurrë.

Aktorja 77-vjeçare ndan sekretin e rinisë - një produkt që

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon