Siç mund ta dini, shpesh pas veshjes së Kim Kardashian fshihet një sakrificë.
Në Met Gala 2022, Kim shkëlqeu me të njëjtin fustan mahnitës që Marilyn Monroe kishte veshur për t'i kënduar "Happy Birthday" Presidentit John F. Kennedy në vitin 1962.
E ndërsa thjesht të siguronte fustanin ishte mjaft e vështirë për të, duke përfshirë udhëtime të shumta në muzeun Ripley's Believe It or Not, në fakt vështirësia e vërtetë për Kim ishte të hynte në atë fustan.
41-vjeçarja i tha prezantueses së Vogue, La La Anthony, se ajo humbi 7 kilogramë për vetëm tri javë në mënyrë që të vishte atë fustan për Met Gala-në e këtij viti.
“Ishte si të përgatitesha për një rol”, tha Kardashian rreth përkushtimit të saj për t'u transformuar në Marilyn Monroe.
Ajo shtoi gjithashtu se skuadra e Ripley "nuk besonte" se ajo mund ta arrinte atë gjë, por "sfida" e bëri atë edhe më të përkushtuar.
Rikujtojmë që në vitin 2019, Kim mori mësime frymëmarrjeje në mënyrë që të vishte një korse super të ngushtë poshtë një fustani Thierry Mugler dhe nuk ishte në gjendje të ulej ose të përdorte tualetin gjatë gjithë natës.
Edhe këtë vit Kardashian dukej se kishte vështirësi në ngjitjen e shkallëve – e ndihmuar nga i dashuri Pete Davidson, i cili kishte veshur Dior Men.
LEXONI EDHE:
Pamjet më të mira të VIP-ave nga Meta Gala 2022