Gjykata merr vendimin për çështjen e Blac Chyna-s me familjen Kardashian

Nga Class 3 May 2022

Gjykata merr vendimin për çështjen e Blac Chyna-s me familjen

Blac Chyna nuk e ka fituar gjyqin për shpifje kundër familjes Kardashian-Jenner.

Chyna paditi Kris, Kim, Khloé dhe Kylie me 40 milionë dollarë për humbje të të ardhurave dhe më shumë se 60 milionë dollarë për fitime të ardhshme, duke pretenduar se familja përdori ndikimin që ka, për të dëmtuar reputacionin e saj dhe për të parandaluar mundësitë financiare pasi sipas saj, ata anuluan sezonin e dytë të "Rob & Chyna".

Gjykata merr vendimin për çështjen e Blac Chyna-s me familjen

Juria përfundimisht vendosi në favor të familjes Kardashian-Jenner, duke zbuluar se Kris, Kim dhe Kylie vepruan për të mbrojtur interesat e tyre ekonomike dhe se sjellja e tyre nuk e pengonte Chyna-n të performonte sipas asaj kontrate.

Gjykata merr vendimin për çështjen e Blac Chyna-s me familjen

Chyna doli e acaruar nga salla e gjyqit dhe nuk iu përgjigj asnjë pyetjeje nga shtypi.

Gjyqi u zhvillua për rreth dy javë dhe nxori në pah një sërë ngjarjesh që kishin ndodhur në familje, siç ishte kërcënimi që Chyna kishte bërë ndaj Kylie-t se do ta vriste dhe arma që i kishte drejtuar Rob-it (lexoni më poshtë).

Gjykata merr vendimin për çështjen e Blac Chyna-s me familjen

LEXONI EDHE:

Kris Jenner tregon në gjyq kur Blac Chyna i drejtoi armën Rob-it dhe kërcënoi se do vriste Kylie-n

Kylie Jenner tregon si e kërcënoi Blac Chyna dhe si u përpoq të vriste Rob Kardashian

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon