Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj, prindër për herë të parë?

Nga Class• 5 May 2022

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj, prindër për herë të

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj thuhet se do bëhen prindër për herë të parë. Lajmi është bërë publik nga Kryefjala.com, por nga çifti nuk ka ende asnjë konfirmim apo mohim.

Ende nuk ka detaje se në cilin muaj është Eni dhe cila është gjinia e fëmijës.

Genci dhe Eni po jetojnë prej vitesh një histori shumë të bukur dashurie. 3 nëntori i 2018-ës reperi i bëri një propozim të ëmbël këngëtares në Plavë.

Në një intervistë, Eni ka treguar se me Gencin është njohur gjatë një turneu në Amerikë dhe ajo që i bëri më shumë përshtypje ishte që ai ishte shumë mendjemadh. “Me Gencin jemi njohur në një turne në Amerikë. Të them të drejtën në fillim më është dukur shumë mendjemadh dhe i thashë Gretës "obobo si do e shtyjmë në turne, ky as muhabet s’do na bëjë" dhe përgjigjja e Gretës ishte: ‘Eha, sa e vret mendjen, sikur do bëjmë krushqi me të’. Përfundimin e dini besoj”,- ka treguar Eni.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon