Ndahet nga jeta aktori i njohur i ‘Sex and the City’

Nga Class 13 May 2022

Ndahet nga jeta aktori i njohur i ‘Sex and the City’

Bruce MacVittie, aktori i njohur për rolet e tij në “The Sopranos” dhe “Sex and the City”, është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare.

Mësohet se MacVittie ndërroi jetë në një spital në Manhattan. Lajmi është konfirmuar nga bashkëshortja e tij, Carol Ochs, për “New York Times”, të enjten.

Ndahet nga jeta aktori i njohur i ‘Sex and the City’

Ende nuk është mësuar cili ka qenë shkaku i vdekjes së aktorit.

MacVittie u bë i njohur për rolin e tij si Danny Scalercio në “The Sopranos”, por edhe për rolet në “Law & Order” dhe “As The World Turns”.

Karriera e tij filloi në Broadway, ku punoi si student i Al Pacino-s në produksionin e vitit 1983 “American Buffalo”. Më vonë ai mori rolin kryesor.

Karriera e tij artistike përfshin shumë shfaqje të njohura, si rolet në “Miami Vice”, “Sex and the City”, “Oz”, “Blue Bloods”, “Chicago Med” dhe “The Deuce”.

Aktori gjithashtu u shfaq me role në “StoneWall”, “Hannibal” dhe “Brooklyn’s Finest”.

Bruce ka lënë pas gruan e tij dhe vajzën e tyre Sophia Oliva Ochs MacVittie.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon