Ditëlindje romantike në prag martese, aktorja e njohur poston urimin e ëmbël për patnerin

Nga Class• 13 May 2022

Ditëlindje romantike në prag martese, aktorja e njohur poston urimin e

Aktorja e njohur e serialeve turke, Demet Ozdemir, ka festuar ditëlindjen e partnerit të saj Oguzhan Koç, me të cilin këtë verë do të organizojë ceremoninë e martesës.

Me një postim në llogarinë e saj në Instagram, Demet uroi njeriun e zemrës me një mesazh emocionues: “Do të të dua gjithmonë... Faleminderit shumë që ndan me mua çdo detaj të shpirtit tënd të bukur. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime...”

Ditëlindje romantike në prag martese, aktorja e njohur poston urimin e

Pak muaj më parë, Demet i tha “Po” propozimit surprizë për martesë që i dashuri i organizoi enkas për ditëlindje. Të dy artistët i lumturuan fansat e tyre me lajmin që ndanë. Së shpejti, ata do të lidhin kurorë në një ceremoni të ngushtë me njerëz të afërt.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon