Robert Berisha, në një lidhje të re dashurie. Zbulon vajzën që i ka rrëmbyer zemrën

Nga Class 15 May 2022

Robert Berisha, në një lidhje të re dashurie. Zbulon vajzën

Robert Berisha ka gjetur sërish dashurinë. Ish-bashkëshorti i Nora Istrefit duket se këtë herë ka vendosur që lidhjen e tij ta bëjë publike, duke u shprehur se është diçka e fortë. I ftuar në emisionin “Pardon My French” në “Top Albania” zbuloi për herë të parë se tashmë ka një partnere në krah.

Roberti rrëfeu se është në një lidhje, e madje ajo e kishte shoqëruar atë edhe në studiot e TAR. Vajza quhet Laureta. Pas një kohe të gjatë nga divorci me këngëtaren e mirënjohur, Berisha ka nisur një romancë të re: “Pas një pauze shumë të gjatë, 4 vite, ku i kam kushtuar shumë kohë gocës, Renee-së dhe me angazhimet e mia, po ‘robi plaket kur do vetë’.

“Tani jam shumë i lumtur”, zbuloi Roberti, por tha se nuk ka plane për dasmë: “Jo, nuk do të ketë. Është një harxhim që nuk ia vlen. Me ato lekë i kisha bërë dy muaj pushime. Nëse ajo (partnerja) më beson që me ato lekë do kalojë më bukur se në dasmë”,- përfundoi Berisha. Laureta, tashmë është pjesë e jetës së Robertit prej disa muajsh.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon