Kush janë të famshmit që fitojnë më shumë nga Instagrami dhe sa paguhen?

Nga Class 16 May 2022

Kush janë të famshmit që fitojnë më shumë nga

Me më shumë se një miliard përdorues, Instagram nuk është më vetëm një platformë e mediave sociale. Është bërë një mjet fitimi për bizneset, influencerat dhe personazhet e famshëm. Këta të fundit janë në gjendje t’i përdorin ndjekësit e tyre në platformë për të promovuar produktet e tyre, përmbajtjen e sponsorizuar dhe reklama të tjera. Këto postime ndihmojnë në rritjen e të ardhurave të tyre personale. Por cilët të famshëm përfitojnë më shumë nga Instagrami?

Një studim i kryer nga Hopper HQ, mblodhi të dhëna për të parë se sa fitojnë të famshëm të ndryshëm nga postimet e tyre në Instagram. Studimi tregoi se të famshëm, si Ariana Grande dhe Kylie Jenner, janë ndër fituesit më të mëdhenj në aplikacion.

Kush janë të famshmit që fitojnë më shumë nga

Sipas studimit, të famshëm me mbi dy milionë ndjekës paguhen mbi 1 milion dollarë për postim, ndërsa të famshëm me deri në 100,000 ndjekës paguhen deri në 50,000-100,000 dollarë për postim.

Më poshtë, një listë me të famshmit që fitojnë më shumë para nga Instagrami dhe sa paguhen për postim.

Kush janë të famshmit që fitojnë më shumë nga

Cristiano Ronaldo (1,604,000 dollarë)

Dwayne Johnson (1,523,000 dollarë)

Ariana Grande (1,510,000 dollarë)

Kylie Jenner (1,494,000 dollarë)

Selena Gomez (1,468,000 dollarë)

Kim Kardashian (1,419,000 dollarë)

Lionel Messi (1,169,000 dollarë)

Beyonce (1,147,000 dollarë)

Justin Bieber (1,112,000 dollarë)

Kendall Jenner (1,053,000 dollarë)

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon