Ndahet nga jeta në rrethana misterioze prezantuesja e njohur e ekranit

Nga Class• 23 May 2022

Ndahet nga jeta në rrethana misterioze prezantuesja e njohur e ekranit

Lajmi i vdekjes së prezantueses së njohur Erin Jayne Plummer ka qarkulluar sot me shpejtësi në rrjet. Fatkeqësisht, Erin Jayne Plummer u nda nga jeta krejt papritur në moshën 42-vjeçare. Shkaku i vdekjes së saj, ende nuk është bërë publik. Ajo ishte personalitet në ekran për më shumë se dy dekada.

Në pjesën më të madhe të kohës, ajo ka punuar për MTV, Guest TV, TVSN, Totally Active TV, Channel 10, etj.

Ndahet nga jeta në rrethana misterioze prezantuesja e njohur e ekranit

Lajmi i ndarjes nga jeta u bë fillimisht publik nga “Studio 10”. Koleget e saj Sarah Harris dhe Angela Bishop ndanë lajmin e trishtë në emisionin e së hënës. Por ende mbetet mister shkaku i vdekjes së prezantueses.

Nga komentet e para në rrjet, disa thonë se vdiq nga shkaqe natyrale, të tjerë thonë nga një sëmundje. Por askush nuk ka ende një informacion të saktë dhe askush deri tani nuk ka folur asgjë publikisht për shkakun e vdekjes.

Përveç televizionit, Erin Jayne ishte edhe një notare shumë e mirë që përfaqësoi Australinë në tre kampionate botërore.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon