Pas lajmeve që pushtuan rrjetin, Klea Huta tregon planet për një fëmijë të dytë

Dua familje të madhe

Nga Class 23 May 2022

Pas lajmeve që pushtuan rrjetin, Klea Huta tregon planet për një

Para pak ditësh, një postim i Klea Hutës në rrjetet sociale nxiti thashethemet se ajo ishte shtatzënë për herë të dytë. Një karrocë fëmijësh duket se i rizgjon aktores dëshirën për një të tillë, por në fakt nuk ka asgjë tjetër më shumë se kaq. Planet për zgjerimin e familjes, Klea i ka rrëfyer edhe pasditen e sotme në “Rudina”, kur tha se ka dëshirë të ketë një familje të madhe.

'Po më lind dëshira për një fëmijë të dytë’, thashë. Më pëlqeu karroca…

Pas lajmeve që pushtuan rrjetin, Klea Huta tregon planet për një

Dhe po të lind dëshira nuk do të thotë që je apo jo? Do të thotë që do ta bësh, e ke në plan, ke filluar të ndiesh dëshirën për ta bërë një fëmijë?”, – ishte ndërhyrja e Rudinës, e cila gjeti konfirmim nga Klea: “Dëshirën, qëndrojmë te dëshira. Ne jemi familje e madhe me tre motra, mami, babi, jemi rritur me gjyshërit në shtëpi dhe e dua familjen e madhe, por e kemi në plan. Dua ta kem një familje të madhe, por se kur, nuk di ta them”.

Megjithatë, Klea tha se ka dëshirë që ta shijojë të birin edhe për disa vite: “Unë kam dëshirë që Kridin ta shijoj deri në moshën 5-6 vjeç, domethënë e morët vesh lajmin që për nja 5 vjet nuk ka shtatzëni të dytë”, – tha ajo me të qeshur duke shuar, si padashur, të gjithë zërat që qarkulluan gjatë ditëve të fundit.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon