Bashkëshorti i një prej mësueseve të vrara nga të shtënat masive të së martës në Uvalde, Teksas, thuhet se ka ndërruar jetë nga një atak në zemër.
Joe Garcia ishte burri i Irma Garcia, e cila dha mësim për 23 vjet në shkollën fillore Robb. Ajo ishte një nga dy mësueset e vrara nga një adoleshent i armatosur në të shtënat që lanë të vdekur 21 persona, përfshirë 19 fëmijë.
Çifti ishte i martuar prej 24 vitesh dhe kanë lënë pas katër fëmijë - dy djem dhe dy vajza - nga 12 deri në 23 vjeç.
Kushërira e Irma Garcia, Debra Austin, shkroi: "Unë me të vërtetë besoj se Joe vdiq nga një zemër e thyer".
Në Twitter, nipi i mësueses së ndjerë, John Martinez, tha gjithashtu se Joe Garcia kishte "vdekur për shkak të pikëllimit" pas vrasjes së gruas së tij.
EXTREMELY heartbreaking and come with deep sorrow to say that my Tia Irma’s husband Joe Garcia has passed away due to grief, i truly am at a loss for words for how we are all feeling, PLEASE PRAY FOR OUR FAMILY, God have mercy on us, this isn’t easy pic.twitter.com/GlUSOutRVV
— john martinez ??? (@fuhknjo) May 26, 2022
Pas të shtënave vdekjeprurëse në Uvalde, Martinez tha për New York Times se Irma Garcia u gjet nga oficerët "duke përqafuar fëmijët në krahët e saj deri në frymën e fundit".