Ky është qyteti më i shtrenjtë në botë për vitin 2022

Nga Class• 8 June 2022

Ky është qyteti më i shtrenjtë në botë për

Kompania globale e lëvizshmërisë ECA International ka publikuar listën vjetore të qyteteve më të shtrenjta në botë për të jetuar dhe sërish Hong Kongu kryeson në vendin e parë. Kompania e përpilon listën bazuar në disa faktorë, duke përfshirë çmimin mesatar të produkteve shtëpiake si qumështi dhe vaji i gatimit, qiraja, shërbimet komunale, tranziti publik dhe fuqia e monedhës vendase.

Ky është viti i tretë me radhë që Hong Kongu renditet si qyteti më i shtrenjtë në botë.

Azia mund të quhet me plot bindje kontinenti më i shtrenjtë, me pesë qytete në Top 10-shen e listës - Hong Kong, Tokio, Shangai, Guangzhou dhe Seul.

Qyteti më i shtrenjtë në Evropë është Gjeneva e Zvicrës, e cila ishte në vendin e tretë pas Hong Kongut dhe Nju-Jorkut. Nju-Jorku ishte i vetmi qytet i Amerikës së Veriut që u rendit në dhjetëshen e parë.

Ky është qyteti më i shtrenjtë në botë për

20 qytetet më të shtrenjta në botë:

1. Hong Kong

2. Nju-Jork

3. Gjenevë

4. Londër

5. Tokio

6. Tel Aviv

7. Zyrih

8. Shanghai

9. Guangzhou

10. Seul

11. San Francisco

12. Shenzhen

13. Singapor

14. Pekin

15. Jeruzalem

16. Bern

17. Yokohama

18. Copenhagen

19. Oslo

20. Taipei

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon