Njerëzit gjithmonë e më shumë binden se reality show-t nuk janë reale dhe sidomos kur bëhet fjalë për atë të familjes Kardashian.

Njerëzit online kanë vënë re një detaj që konfimron se takimi familjar gjatë finales së sezonit të Hulu të "The Kardashians" u inskenua dhe u filmua dy muaj pasi shpërtheu skandali i atësisë së Tristan Thompson.

Ideja ishte që skena të dukej se ishte xhiruar një ditë pasi u zbulua se Tristan Thompson kishte tradhtuar sërish Khloe-n dhe kishte lënë shtatzënë dikë tjetër. Kris Jenner, Corey Gamble, Kourtney dhe Kim Kardashian vendosën të takoheshin me Khloé Kardashian për të diskutuar skandalin e fundit të Thompson, por Khloe nuk u shfaq.

Mirëpo, familja fotografohet vazhdimisht nga paparacët, kështu që ishte vetëm çështje kohe para se një nga veshjet e tyre në shfaqje të zbulonte se kur është xhiruar vërtet skena.

Fansat kuptuan se Kourtney mbante të njëjtën veshje, të njëjtin model flokësh dhe të njëjtin manikyr si kur u fotografua në Malibu në janar të këtij viti.

“Takimi familjar u filmua më 31 janar, bazuar në veshjen e Kourtney-t, ndërsa Khloé e zbuloi në fund të nëntorit/fillim të dhjetorit që dolën dokumentet dhe ajo ishte për Krishtlindje me familjen… kështu që takimi u inskenua”, postoi dikush online.

Një tjetër fans kritikoi rrjetin e transmetimit për vonesën e xhirimit, pasi ndikoi në performancën e familjes në skenë.

“Kjo shpjegon pse ishin kaq pa emocione të gjitha”, shkroi fansi. “Do të doja që ato ta kishin xhiruar në kohë, në vend që ta inskenonin për të pasur një episod të mirë final.”

Të tjerë kritikuan Kim-in për përmendjen e qëllimshme të kartolinës së Krishtlindjeve të familjes për ta bërë të dukej sikur ishte xhiruar rreth kohës kur padia u bë publike. Hulu nuk ka reaguar pas kritikave.