Fytyrat më delikate janë gjithmonë ato që shfaqin njolla nën ndikimin e rrezeve të diellit, por edhe fytyrat që kanë quka në fytyrë. Kujdesi për moskrijimin e njollave duhet të fillojë që në periudhën e dimrit, në mënyrë që, gjatë sezonit të verës, fytyra të jetë e mbrojtur nga ndikimi i lartë i rrezeve të diellit. Kremrat nuk japin gjithmonë rezultat, ndaj është mirë që të parandalosh problemin herët.

Nuk janë vetëm rrezet e diellit ato që krijojnë njollat në fytyrë, siç mund të mendohet. Ndër faktorët që ndikojnë në shfaqjen e njollave janë edhe:

Fillimi i menopauzës, që lidhet me uljen e nivelit të hormoneve femërore.

Nëse përdor kontraceptivë kundër shtatzënisë.

Nëse je shtatzënë.

Disa lloje antibiotikësh.

Parfumet me alkol.

Si t’i trajtosh?

Maska e parë: Çdo darkë lyeje fytyrën me lëng limoni, para se të flesh, dhe shpëlaje të nesërmen në mëngjes.

Maska e dytë: 1 kokërr molle (tuli i mollës), 1 kokërr limon dhe pak sodë.

Grije mollën bashkë me lëngun e limonit dhe vendose në fytyrë. Mbaje për rreth 30 minuta dhe më pas shpëlaje fytyrën me ujë, në të cilin ke hedhur pak sodë buke. Kjo është një maskë, e cila do të të ndihmojë shumë në rrezatimin e lëkurës dhe pastrimin e saj. Pas disa përdorimesh, do të shohësh se fytyra është pastruar plotësisht.

Nëse dëshironi t'i jepni shkëlqim fytyrës në mënyrë natyrale, lexoni këtu.