Kim Kardashian dhe Kanye West ritakohen për një arsye të fortë, mungon Pete Davidson

Nga Class 20 June 2022

Kim Kardashian dhe Kanye West ritakohen për një arsye të

Kim Kardashian dhe Kanye West e lënë mënjanë distancën kur është fjala për fëmijët e tyre. Ndonëse i kanë dhënë fund prej kohësh marrëdhënies së tyre, këtë fundjavë janë parë bashkë për të parë ndeshjen e basketbollit të vajzës së tyre 9-vjeçare North.

Fotot, të cilat janë publikuar nga TMZ, tregojnë 41-vjeçaren e reality show-t dhe reperin 45-vjeçar, të fokusuar te çdo lëvizje që bënte e bija, pa shqetësimin e paparacëve rreth e rrotull.

Sipas burimeve të TMZ, asnjë nga prindërit e famshëm nuk bëri ndonjë skenë të jashtëzakonshme duke brohoritur apo duke bërë tifozllëk. Megjithatë, folën me njëri-tjetrin disa herë gjatë gjithë lojës.

Kim Kardashian dhe Kanye West ritakohen për një arsye të

I dashuri i Kim, Pete Davidson, 28-vjeçar, nuk është parë askund, dhe kjo mund të ishte një zgjidhje e mirë.

Kanye e ka bërë shumë të qartë se nuk e aprovon “Keten”, siç quhen ata, dhe as ish-humoristin e ‘Saturday Night Live’ që kalon kohë me katër fëmijët e tij. Në mars, ai postoi në Instagram disa nga shakatë e mëparshme të Pete-s për fëmijët, me qëllim që ato ishin "një arsye tjetër pse SKETE duhet të qëndrojë larg" fëmijëve të tij.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon