Si të flesh kur ndjesia e fryrjes së barkut nuk të lë të qetë

Nga Class 20 June 2022

Si të flesh kur ndjesia e fryrjes së barkut nuk të lë

Sa herë që ke ndjesinë e fryrjes së barkut ose je e shqetësuar nga gazrat në zorrë, shkaku mund të jenë ëmbëlsirat ose edhe alkooli që ke pirë gjatë fundjavës. Por një pastrim i shpejtë i organizmit, është shumë më i lehtë nga sa e ke menduar.
Beson ose jo, nuk ka nevojë të shpenzoni shumë me lloj – lloj metodash që mund të promovohen në mediat sociale. Në vend të tyre, niseni fundjavën me këtë çaj detox të shpejtë dhe të lehtë.

Përbërësit:

-1/4 lugë çaji shafran i Indisë

Pak piper i zi

1/4 lugë çaji pluhur xhinxheri

1 lugë çaji mjaltë

Kombinoji të gjithë përbërësit me dy gota ujë të vluar. Lëre përzierjen për disa minuta dhe pastaj pije. Të gjithë këta përbërës së bashku do të qetësojnë stomakun, do të eliminojnë ndjesinë e fryrjes dhe do të kthejnë në normalitet të gjithë organizmin. Përveç kësaj, është një përzierje e plotë me antioksidantë, kështu që është një mënyrë e mirë detox-i.

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon